Genomiks logo
MK

Pritni binjakë ?

Panorama mund t’i identifikojë rreziqet e shtatzënisë me binjakë më shumë se cilido tjetër NIPT test në botë
  • Trisomy 21 – Sindroma Down
  • Trisomy 18 – Sindroma Eduards
  • Trisomy 13 - Sindroma Patau
  • Aneuplodi i kromozomeve gjinore (nëse detektohen)*
  • 22q11.2 – Sindroma Di Xhorxh (opcionale)*
*në dispozicion vetëm për binjakët monozigotë
Për shtatzëni me binjakë vetëm Panorama mund të ju japë informata për:
  • Zigoditetin - binjakët janë monozigotë apo dyzigotë
  • Fraksionin fetal individual për binjakët dyzigotë
  • Përcaktimin e gjinisë së të dy binjakëve
  • Monosomy X – Sindroma Turner për shtatzëni monozigote

Rezultatet për Trisomy 21, 18 dhe 13 te shtatzënia me binjakë janë të kombinuara me ndjeshmëri prej ˃99% dhe saktësi ˃99%*

Identifikimi i zigoditetit i ndihmon mjekut për parandalimin e çrregullimeve që janë prezente në një në 45 shtatzëni me binjakë.
Te binjakët monozigotë-monokorionik ka rrezik të sindromës TTTS (twin-twin transfusion syndrome)

Shtatzënia monozigote përmban rrezik të twin twin transfusion syndrome (TTTS), që do të thotë pabarazi në ndarjen e placentës te secili nga binjakët, me të edhe pabarazi në qarkullimin e gjakut dhe materiet ushqyese. Kështu njëri prej binjakëve mund të jetë dominues, të merr më shumë gjak dhe materie ushqyese nga binjaku tjetër. Gjendja e këtillë rezulton me rritje dhe zhvillim jo të barabartë të binjakëve monozigotë dhe ndodh te një në 45 shtatzëni me binjakë monozigotë. (Më shumë informata KËTU)


Madje 19% e shtatzënive monokorionike të ndjekura me ultratingull gabimisht klasifikohen si dikorionike.


Këshillimi në kohë dhe plani i mjekut për ndjekjen e shtatzënisë janë kyçe për një shtatzëni të shëndetshme.

Panorama i mundëson mjekut që në mënyrë efikase dhe me kujdes ta ndjek shtatzëninë me binjakë.
Vetëm Panorama mund të ju sigurojë fraksion individual fetal për binjakët dyzigotë.

Përcaktimi i saktë i fraksionit fetal te shtatzënia me binjakë ka rëndësi të veçantë sepse në atë mënyrë e përjashtojmë mundësinë që përqindja e pamjaftueshme e fraksionit fetal nga njëri binjak të ketë ndikim në saktësinë e rezultatit.

Referenca:
  • Natera validation data. Manuscript in preparation
  • Society for Maternal-Fetal Medicine, Clinical guideline: Twin-twin transfusion syndrome, Jan 2013.
  • American College of Obstetricians and Gynecologists and Society for Maternal-Fetal Medicine, Practice Bulletin No. 169, Oct 2016.
  • Blumenfeld et al. J Ultrasound in Med. 2014 Dec;33(12):2187-92.
  • Oldenburg et al. Ultrasound Obstet Gynecol 2012; 39: 69–74.
  • Chasen, Chervenak. Twin pregnancy: Prenatal issues. In: UpToDate, Post, CL, DL (Ed), UpToDate, Aug 2017.
  • Cunningham et al. Williams Obstetrics. 24th edition. New York: McGraw-Hill Education, 2014.
  • Boyle et al. British Journal of Obstetrics and Gynaecology. 2014 Feb; 121(7):809-20
  • Sparks et al. Obstet Gynecol. 2016 Nov;128(5):1127-33
  • Rodis et al. Obstet Gynecol. 1990 Dec;76(6):1037-41
  • http://ghr.nlm.nih.gov/condition/trisomy-18
  • http://ghr.nlm.nih.gov/condition/trisomy-13
  • Wright et al. Ultrasound Obstet Gynecol. 2015;45:48-54.